Kosova
Kryetar në tri mandate, pa parti dhe pa fushatë
Refki Suma është kryetar i Hanit të Elezit, në tri mandate radhazi. Ai është i pavarur, derisa nuk ka zhvilluar fushatë, pasi ka thënë se puna e tij flet vetë. Dhe kjo ju shpërblye, duke e zgjedhur sërish në krye të kësaj komune.
Por, si e ka arritur këtë? Duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ai thotë se e ka bërë të kundërtën që, sipas tij, e kanë bërë kandidatët për kryetarë të komunave të tjera të Kosovës. Ai nuk ka dhënë asnjë premtim.
“Qytetarët e Hanit të Elezit e kanë parë që ne, në asnjë mandat, asnjë premtim nuk e kemi bërë. Por, në fakt, jemi mundur që t’i realizojmë të gjitha ato kërkesa që kanë qenë të qytetarëve dhe që kemi pasur mundësi t’i realizojmë. Pra, do të thotë, nuk ka nevojë. Qytetari dëshiron të ketë një kandidat, një kryetar që nuk premton, por që realizon”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Hani i Elezit i ka të gjitha rrugët e asfaltuara dhe rrugicat me kubëza, jo vetëm në zonën urbane, por edhe në të gjitha lagjet e fshatrave të kësaj komune. Secila rrugë ka ndriçimin publik.
Sektori i arsimit në këtë komunë, paraqitet në gjendje mjaft të mirë, me shkollat që kanë inventarë të ri, me kushte të mira për nxënësit dhe ku secila dhomë e mësimit ka projektorin e saj. Gjithashtu, për secilin mësimdhënës në komunën e Hanit të Elezit, komuna ka siguruar lap-top personal.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Suma, thekson se problem niveli i ndotjes së ambientit, i cili në këtë komunë ka qenë i lartë për shkak të fabrikës së çimentos, tashmë ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, sipas tij, mbeten probleme: sigurimi i ujit, si dhe punësimi, për zgjidhjen e të cilave, siç thotë ai, komuna është e pafuqishme.
Qytetarët janë shprehur të kënaqur me punën e tij dhe për këtë arsye, i kanë dhënë votën.
Hani i Elezit ka rreth 10 mijë banorë dhe është komuna më e skajshme jugore e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












