Kosova
LDK: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara, po drejtohet me logjikën e odave
"Qeveria aktuale është izoluar plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët hezitojnë edhe të shfaqen në konferenca mediesh me drejtuesit e saj. Qeveria e Kosovës po bën lojëra për konsum politik me çështjen vitale të demarkacionit..."
Lidhja Demokratike e Kosovës ka numëron dështimet e Qeverisë Haradinaj në 3 muajt e parë. Kjo parti ka nisur kritikat me mënyrën se si është zgjedhur qeveria Haradinaj numrin e madh të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave dështimet për anëtarësim në Interpol etj, transmeton albinfo.ch.
“Qeveria Haradinaj drejtohet me logjikën e odave, me sjellje kanunore, duke harruar se në këtë shtet ka Kushtetutë dhe ligj. Qeveria po e shpërdoron buxhetin e shtetit duke shpërndarë arbitrarisht paratë e taksapaguesve, duke falur në mënyrë joligjore borxhe për klientele dhe po ndërhyn me vendime në autoritetin e institucioneve të pavarura me Kushtetutë.
Qeveria aktuale është izoluar plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët hezitojnë edhe të shfaqen në konferenca mediesh me drejtuesit e saj. Qeveria e Kosovës po bën lojëra për konsum politik me çështjen vitale të demarkacionit, duke e vënë në rrezik të ardhmen e qytetarëve, lëvizjen e lirë të tyre dhe partneritetin me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, thuhet në reagimin e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, fton qytetarët që të mos e humbin shpresën por që të bashkuar të rikthejmë vendin në binarët e zhvillimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë







