Kosova
Thaçi: FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare
“Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet.
Kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet. Për këtë është shprehur i lumtur edhe presidenti Thaçi.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet. FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti. Ndërsa për ta përcjellë nisjen e pjesëtarëve të FSK-së në kufi ka dalë edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme çdoherë që t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










