Kosova
Sa paguhen qeveritarët e Kosovës?
Vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit, shteti i shpenzon 106 mijë e 773 euro në muaj. Për një vit 1 milion e 281 mijë e 276 euro. Për një mandat 5 milionë e 125 mijë e 104 euro
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pas vetës më shumë ministra e zëvendësministra se sa që ka ditë pune. Ne ditën e 86-të të punës së tij, Haradinaj ka pas plot 87 vartës: zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra. Në Qeverinë Haradinaj bëjnë pjesë 5 zëvendëskryeministra, 3 prej të cilëve mbajnë dhe pozitën e ministrit, 21 ministra dhe deri më tani 64 zëvendësministra.
Haradinaj i ka emëruar vetëm 7 gra nga 87 emërime. Kjo Qeveri nuk ka asnjë zëvendëskryeministre. Janë emëruar dy ministre dhe pesë zëvendësministre. Ose thënë ndryshe, janë vetëm 8% gra që kryeministri u ka besuar detyrën.
“Gazeta Jeta në Kosovë” ka gjetur se përveç pagave të majme, secili nga të emëruarit ka të drejtë në shofer, asistent dhe me disa përjashtime edhe këshilltar politik, shkruan ‘Kallxo.com’.
Në Qeverinë Haradinaj janë dy ministri më shumë krahasuar me Qeverinë Mustafa. Kjo e fundit kishte 21 ministra, por dy nga ta ishin pa portofol. Përveç numrit të ministrive, Qeveria Haradinaj e ka thyer edhe rekordin e zëvendësministrave të emëruar, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Financave, rroga bruto e kryeministrit është 1 mijë e 443 euro e 20 centë, ndërsa rroga e një zëvendëskryeministri është 1 mijë e 356 euro e 30 centë.
Sipas kësaj i bie që për 5 zëvendëskryeministra për një muaj shpenzohen 6 mijë e 781 euro e 50 centë, ose 81 mijë e 378 euro në vit. Nëse ata arrijnë ta mbajnë mandatin e plotë vetëm për pagat e tyre shteti do të shpenzojë 325 mijë e 512 euro.
Ministria e Financave ka thënë se paga bruto e ministrit është 1 mijë e 270 euro e 50 centë. Rrjedhimisht 18 ministra (3 paguhen si zëvendëskryeministra) për një muaj paguhen nga arka e shtetit 22 mijë e 869 euro.
“Gazeta JnK” ka gjetur se për një vit, ministrat e Qeverisë Haradinaj vetëm për paga i shpenzojnë 274 mijë e 428 euro. Kurse për një mandat shpenzimi i shtetit për këta ministra arrin në 1 milion e 97 mijë e 710 euro.
Gazeta ka marrë përgjigje nga ministria e Financave edhe për nivelin e pagave të zëvendësministrave. Ata kanë një pagë mujore bruto prej 1 mijë e 182 euro e 50 centë.
Për 64 zëvendësministrat e emëruar nga Haradinaj, shteti për një muaj shpenzon 75 mijë e 680 euro dhe 908 mijë e 160 euro për një vit. Për 4 vite mandat, shteti vetëm për pagat e zëvendësministrave shpenzon 3 milionë e 632 mijë e 640 euro.
Në total i bie që Qeveria e Haradinajt vetëm për paga për një muaj shpenzon 106 mijë e 773 euro. Për një vit 1 milion e 281 mijë e 276 euro. Për një mandat 5 milionë e 125 mijë e 104 euro.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











