Kosova
Kosovë, për 18 muaj rreth 50 ngacmime seksuale në punë
Brenda një viti e gjysmë janë regjistruar mbi 50 raste të ngacmimit seksual në punë, raporton Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Qendra Kosovare për Studime Gjinore raporton për së paku 50 raste të ngacmimeve seksuale në vendin e punës gjatë 18 muajve të fundit. Këto statistika janë publikuar sot, ndërsa përfaqësuesit e kësaj qendre thanë se shifrat janë shqetësuese, për faktin se ka shumë raste që nuk raportohen.
“Nga rastet e ngacmimit seksual në punë janë 52 raportime, ku më së shumti, me 25 prej tyre raportohet se janë ngacmuar nga punëdhënësit, 15 raste janë nga kolegët ndërsa 12 raste vijnë nga klientët”, deklaroi Jeta Berisha nga “Girls Coding Kosova”, organizatë që ka krijuar aplikacionin mobil “Ec Shlirë” për t’i mbledhur rastet e raportuara të ngacmimit seksual.
Sipas saj, për një vit e gjysmë, në këtë aplikacion janë regjistruar 415 raportime për ngacmim seksual, prej të cilave 279 kanë qenë gra, 78 burra dhe 58 kanë qenë persona që nuk e kanë specifikuar gjininë e tyre.
Berisha shtoi se së shpejti do të vazhdohet me një projekt bashkëpunimi me policinë në mënyrë që të ketë zgjidhje efektive të rasteve të ngacmimit seksual.
Ndërsa Gresa Rrahmani nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se në Kosovë 60 për qind e grave e vajzave dhe 30 për qind e burrave e djemve kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre.
Në këtë diskutim u theksua edhe fenomeni i fajësimit të viktimës.
Gresa Rrahmani tha rreth 70% e kosovarëve besojnë se “gratë e meritojnë ngacmimin seksual pasi që vishen në mënyrë provokative”. Ky fakt, sipas saj, është shumë shqetësues pasi që ndodh edhe në nivel institucional. “Ajo që iu mungon viktimave më së shumti është që personat e tjerë t’i besojnë” shtoi Rrahmani, raporton kallxo.com.
Ajo foli edhe rreth zinxhirit të raportimit më së shumti i rekomandoni Institucionin i Avokatit të Popullit, në rrjetet e organizatave të shoqërisë civile siç është rrjeti i grave, por edhe gjykatat civile apo penal në rastet kur është e përshtatshme.
Por, ajo shtoi se edhe në institucione të tjera duhet të ketë raportime në mënyrë që të kuptohen përmasat e këtij problemi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












