Kosova
Nxënësit kosovarë shpërblehen në gara ndërkombëtare
Nxënësit e programit “Brainobrain” që morën pjesë janë: Edi Berisha, Erion Janova, Robert Rodiqi, Butrnint Sejdiaj, Eron Selimi, Dior Azemi. Këta nxënës u shpërblyen me pesë trofe dhe një medalje të artë
Gjashtë nxënës të shkollave të Kosovës janë shpërblyer në garat internacionale në Dubai në mesin e 40 qendrave të 12 shteteve si : Kosova, Sllovenia, Zagreb, Oman, Emiratet e Bashkuara, Nigeria, Qipro, Kuvaijt, Irlanda, Baharain, India.
RTK raporton se nxënësit e programit “Brainobrain” që morën pjesë janë: Edi Berisha, Erion Janova, Robert Rodiqi, Butrnint Sejdiaj, Eron Selimi, Dior Azemi, me trajneret e tyre Adella Rodiqi, Besa Sanaja, Dafina Dubova.
Këta nxënës u shpërblyen me pesë trofe dhe një medalje të artë.
Programi i “Brainobrain” mundëson përcjelljen e trendeve më të reja botërore të zhvillimit, duke mundësuar që fëmijët e njëkohësisht edhe ne si shoqëri të jemi në hap me kohën. “Brainobrain” është program i ri i avancimit të aftësive të fëmijëve me qëllim të formësimit dhe theksimit të shkathtësive të tyre ekzistuese. Qëllimi kryesor i programit është rritja e koncentrimit, vetëbesimit, memories, kreativitetit dhe shpejtësisë në punë.
“Brainobrain” bazohet në fuqinë e të menduarit, numëratoren dhe shkencën më të re në programimin neurolinguistik. Kombinimi i tillë ofron ndër programet më të avancuar të zhvillimit të aftësive te fëmijët në botë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











