Kosova
Aeroporti i Prishtinës me tarifa më të shtrenjta se ato të rajonit
Qytetarët e Kosovës, një biletë aeroplani e paguajnë më shtrenjtë se ata të vendeve të rajonit.
Kështu thonë disa nga udhëtarët e intervistuar nga “Radio Kosova”. Ndërkohë, menaxherja e Zyrës së Informimit në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”,Valentina Gara, tha për “Radio Kosovën” se me qëllim të uljes së çmimit për biletat e udhëtimit, janë duke punuar që të sjellin linja dhe kompani të reja, përcjell albinfo.ch.
Për një biletë aeroplani për ndonjë destinacion drejt Evropës e më larg, qytetarët e Kosovës paguajnë shumë më shtrenjtë krahasuar me vendet fqinje. Shpeshherë ata detyrohen të zgjedhin Shkupin, por në disa raste edhe qytetet e Serbisë, për shkak të çmimeve më të ulëta për bileta. “Po si zakonisht. E sidomos kur është koha e sezonit, mjaft shtrenjtë”.
“Po shumë. 250 euro një drejtim për Paris, me Wiz Air nga Shkupi ka qenë vetëm 100 euro”, tha Hasanaj.
“Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim linja të reja dhe kompani të reja, me qëllim të ngritjes së konkurrencës. Besojmë se edhe kjo ndoshta sadopak do të kishte ndikim në uljen e çmimit të biletave”, deklaroi Valentina Gara.
Ndërkaq, për mos zgjerimin e linjave për destinacione shtesë nga kompanitë e lira, Gara ka vënë në theks se kjo varet nga politikat e tyre biznesore se sa ajo u konvenon atyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










