Kosova
Nga e hëna, Policia kontrollon gjendjen teknike të automjeteve
“Ndaj veturave të cilat nuk janë në gjendje të rregullt teknike, merret masa e shkyçjes nga trafiku deri në largimin e parregullsisë duke e dëshmuar me vërtetim të rregullsisë. Kurse ndaj vozitësit do të shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë
Policia e Kosovës nga nesër (e hënë, 4 dhjetor) do të fillojë kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve në komunikacion. Ky kontroll nis në kuadër të planit të sezonit dimëror, i cili kërkon nga ngasësit të pajisen me goma të dimrit dhe zinxhirë. Sipas Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) në Prishtinë ky kontrollim i automjeteve do të bëhet me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve si dhe rritjes së shkallës së sigurisë në komunikacion.
“Vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e rregullave të komunikacionit në rrugë në kushtet dimërore, shtimi i masave të sigurisë me qëllim të rrjedhjes normale dhe qarkullimit të lirë të trafikut dhe lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në komunikacion, janë qëllimet e këtij plani” thuhet në njoftim, transmeton Tg.
Policia ka shpjeguar po ashtu edhe për masat që ndërmerren ndaj personave me automjete në gjendje jo të rregullt teknike.
“Ndaj veturave të cilat nuk janë në gjendje të rregullt teknike, merret masa e shkyçjes nga trafiku deri në largimin e parregullsisë duke e dëshmuar me vërtetim të rregullsisë. Kurse ndaj vozitësit do të shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Ky operacion kontrollimi nga Policia do të zgjasë deri më 8 dhjetor, me mundësi vazhdimi.
Për realizimin e këtij plani të kontrollit të shtuar të komunikacionit, Policia do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me Ministrinë e Infrastrukturës – Departamentin e Inspektimit. Sipas Policisë një ndër shkaktarët e aksidenteve të trafikut me pasoja të ndryshme është dhe gjendja teknike e automjeteve në pikëpamje të mosfunksionimit të sistemit të frenimit dhe drejtimit si dhe mosposedimi i pajisjeve dimërore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












