Kosova
Pacolli: Zhvillimi ekonomik lehtëson mosmarrëveshjet ndëretnike në Ballkan
“Vetëm zhvillimi ekonomik do të mund të lehtësonte në mënyrën më të natyrshme mosmarrëveshjet ndëretnike në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në panelin “Investing in the Future: Can Entrepreneurs ‘Fix’ the Balkans”, që u mbajt në Washington.
Në këtë panel, ku pjesëmarrës ishin edhe ministra të tjerë të jashtëm të Ballkanit, Pacolli ka paraqitur programin e tij për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“Besoj fuqishëm se ky rajon ofron mundësi për të jetuar me të ardhura shumëfish më të mëdha se këto që janë tani. Arsyeja është e thjeshtë dhe logjike: sepse ka shumë burime natyrore, burime të kualifikuara njerëzore dhe afërsi me tregjet e rëndësishme globale. Është thjesht në duart tona se si i lidhim tri pikat kryesore: burimet njerëzore e natyrore, kapitalin dhe qasjen në treg”, ka thënë Pacolli.
Ai ka theksuar se duhet të përdorim forma të reja tërheqjeje të investimeve, duke përmendur krijimin e zonave të lira ekonomike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













