Kosova
Dy vjet e gjysmë pas nënshkrimit, Demarkacioni procedohen në Kuvend
Raporti rreth të gjeturave në lidhje me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pritet t’i procedohet Qeverisë së Kosovës javën e ardhshme
Dy vjet e gjysmë pasi është nënshkruar në Vjenë marrëveshja për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Qeveria e Kosovës do ta procedoj në Kuvend marrëveshjen për miratim ose rrëzim. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një raporti që ka marrë nga Komisioni i ri për demarkimin e kufirit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka njoftuar kabinetin qeveritar se kryesuesi i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi i ka konfirmuar atij përfundimin e punës rreth gjetjeve në lidhje me Demarkacionin. Haradinaj tha se ka kërkuar nga Bulliqi që raportin t’ia prezantojë Qeverisë në fillim të javës tjetër, dhe më pas, Qeveria ta procedojë në Kuvend.
Pritjet janë që bashkë me raportin e Komisionit, Qeveria ta procedojë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvend, në mënyrë që ky institucion të marrë vendim, nëse do ta ratifikojë apo anulojë këtë marrëveshje.
“Të gjeturat e raportit, pra ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri, pas njohjes së materialit nuk na mbetet shumë punë apo punë tjetër, pos ta procedojmë në Kuvend”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.
Ai nuk e ka përjashtuar si mundësi që Qeveria të njoftohet nga Komisioni Shtetëror lidhur me gjetjet qysh të hënën.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë. E njëjta marrëveshje, ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e saj nevojiten 80 vota të deputetëve.
Kjo marrëveshje, ishte rezultat edhe i punës së Komisionit paraprak shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, që drejtohej nga Murat Meha.
Por, pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në legjislaturën e kaluar kishte kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ka shkarkuar përbërjen e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, duke emëruar përbërje të re me në krye Shpëtim Bulliqin, transmeton REL.
Komisioni i ri ka nisur rishikimin e gjithë procesit, për të gjetur gabimet e pretenduara në Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Gjetjet e këtij komisioni tani pritet të dalin në Kuvendin e Kosovës për diskutim.
Ndryshe, ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e ZI, mbetet një nga kushtet që Komisioni Evropian i ka vënë Kosovës, në lidhje me avancimet e saj në procesin e liberalizimit të vizave. Autoritetet ndërkombëtare, kryesisht qarqet diplomatike nga Uashingtoni dhe Brukseli, në disa raste i kanë ftuar deputetët që ta ratifikojnë Demarkacionin në versionin aktual.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











