Kosova
Mali i Zi e konteston arbitrazhin si opsion për demarkacionin
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se vendi i tij nuk e përkrah kërkesën e Haradinajt për arbitrazh, për faktin se Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen
Ideja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për ta çuar në arbitrazh ndërkombëtar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi duket se janë të pamundura, pasi që Podgorica nuk po pranon që kjo çështje të ndërkombëtarizohet. Madje ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se vendi i tij nuk e përkrah kërkesën e Haradinajt, për faktin se Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen.
“Ne këtë e kemi zgjidhur, kështu që nuk them se kemi nevojë për këtë e për arbitrazh gjithmonë nevojiten dy e në këtë rast nga ana jonë mendojmë se nuk është rruga që duhet shkuar, rruga është t’i përmbahemi marrëveshjes së nënshkruar”, ka thënë Darmanoviq në një intervistë për KTV.
Darmanoviq ka vlerësuar se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj nuk paraqet realitetin aktual.
“Nuk kam asgjë kundër këtij qëndrimi, meqë është qëndrim i kryeministrit të një vendi, por nuk është qëndrim i Malit të Zi, e në arbitrazh duhet të shkojnë dy subjekte, e jo një, kështu që mendoj se ky qëndrim nuk e paraqet realitetin aktual”, ka thënë ai.
“Nuk mundem në asnjë mënyrë të përzihem në vendimet e institucioneve në Kosovë, ai është shtet sovran kështu që me çfarë shpejtësie kjo çështje do të përfundojë, kjo është çështje e institucioneve kosovare”, përfundoi Darmanoviq.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi mund të përfundoj në arbitrazh. “Nëse mendojnë që është në rregull të rinegociojmë, po – nëse jo, mund të përfundojmë në arbitrazh”, është shprehur kryeministri kosovar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













