Kosova
D4D: 80 % të grave janë joaktive në tregun e punës
Hulumtimi ka treguar se shkaqet sociale që lidhen me rolet e përcaktuara gjinore janë arsyet kryesore për jo aktivizimin e grave në treg të punës
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), publikoi punimin “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”, transmeton albinfo.ch. Drejtor Ekzekutiv i D4D-së, Shpend Emini tha se ky hulumtim hedh dritë mbi arsyet se pse 80.2% e grave në Kosovë nuk kërkojnë punë.
Që këto gra të kërkojnë punë ato duhet të fuqizohen dhe të krijohen parakushte për një treg të barabartë për të gjithë, theksoi ai.
Ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi Besim Beqaj theksoi rëndësinë e adresimit të jo-aktivitetit në nivel institucional sepse tha ai një potencial i madh i fuqisë punëtore nuk shfrytëzohet për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik. Fondi për inovacion i Ministrisë do të ketë një përqindje të konsiderueshme që do të ju takojë grave në mënyrë që atyre tu jepen mundësi më të mëdha.
Ky hulumtim ka treguar se shkaqet sociale që lidhen me rolet e përcaktuara gjinore janë arsyet kryesore për jo aktivizimin e grave në treg të punës. “76.2 % etë grave nuk u është ofruar asnjë lloj trajnimi për aktivizim në tregun e punës, tek 11.9% e grave trajnimet nuk kanë pasur asnjë ndikim, ndërsa 11.9% e grave si rezultat i trajnimeve, kanë gjetur punë” ka thënë Emini.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












