Kosova
Haradinaj: Raporti i PISA-s na ka turpëruar si Kosovë
“Kemi Testin PISA, i cili është nxjerr shumë i dobët, shumë keq dhe që na turpëron si Kosovë. Më së miri për ne është t’i shohim shkaqet pse është kështu”, theksoi kryeministri Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se raporti i fundit nga PISA-s për arsim, e ka turpëruar Kosovën në aspektin e mësimit dhe shkencës. Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH .
“Kemi Testin PISA, i cili është nxjerr shumë i dobët, shumë keq dhe që na turpëron si Kosovë. Më së miri për ne është t’i shohim shkaqet pse është kështu”, theksoi kryeministri, duke shprehur gatishmërinë për kontributin e tij dhe të Qeverisë për të ndryshuar këtë gjendje.
Duke cilësuar programet parashkollore si jo atraktive, kryeministri Haradinaj tha se ato nuk përputhen me parametrat e nevojshëm për më tutje.
Kryeministri kosovar tha se moskoordinimi në mes të Ministrisë së Arsimit dhe të Komunave, shpie deri te një implementim jofunksional, duke shprehur bindjen se edhe plan- programet shkollore për nivelin fillor dhe të mesëm, janë ende eksperimentale, dhe se shkollat tona janë punuar vetëm si objekte dhe jo si qëllim edukimi, duke mos dhënë porosinë si institucion arsimor.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu shqetësimin për humbjen e madhe të orëve mësimore, që ndikojnë në mungesën e njohurive tek nxënësit, duke thënë se edhe vlerësimi i notave dhe kriteret e përdorura nuk mjaftojnë për epilog.
“Është një moment i mirë, që t’i tregojmë vetes që s’jemi mirë, t’i identifikojmë problemet, problemi i politizimit të shkollave, që është një sëmundje e rëndë që e ka kap arsimin”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









