Kosova
Beqaj: Kosova ka nevojë për kuadro profesionale
“Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë, për gjeneratat e reja, për ata të cilët janë inovativ. Ky fond do të përkrahë të gjitha idetë inovative”, tha ministri Beqaj
Kosova ka nevojë për kuadro profesionale, kompetente për tregun e punës, pasi përgatitja profesional mundëson rritjen e fuqisë konkurrente në tregun e punës. Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në konferencën përmbyllëse të projektit të lansimit të punimit “Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës”, organizuar nga Instituti “Demokraci për Zhvillim (D4D)”.
“Fondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë, për gjeneratat e reja, për ata të cilët janë inovativ. Ky fond do të përkrahë të gjitha idetë inovative”, tha ministri Beqaj.
Ai po ashtu ka folur edhe në lidhje me përdorimin e shtuar të teknologjisë, duke thënë se përdorimi i teknologjisë nga të rinjtë nuk është duke u bërë për efekte ekonomike, por për efekte sociale, duke insistuar se përdorimi i teknologjisë në mënyrën e duhur mund të ketë efekte ekonomike për Kosovën.
Ministri Beqaj e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësis me institucionet e arsimit, në veçanti me Universitetin e Prishtinës, në shërbim të nxitjes së edukimit profesional dhe krijimin e kuadrove kompetente.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












