Kosova
Miratohet në lexim të parë Ligji për Lirinë Fetare në Kosovë
Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare, Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante dhe Bashkësia e Hebrenjve, ndërsa tash i shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë plotësim-ndryshimin e ligjit për liritë fetare në Kosovë që është i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Me këtë projektligj do të ketë 6 bashkësi fetare në Kosovë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare, Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse serbe, Kisha Katolike, Kisha Protestante dhe Bashkësia e Hebrenjve, ndërsa tash i shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
Kryeministri ka propozuar që të hiqet kuota që ishte e paraparë me ligjin e vjetër për regjistrimin e një bashkësie fetare prej 50 anëtarësh, po nuk ka treguar se sa do të jetë numri tash. Gjithashtu, ai ka propozuar që të hiqet neni për financim. Ndërkohë, Vjosa Osmani e LDK-së ka kërkuar që kryeministri ta sqarojë këtë çështje.
“Me këtë propozim të kryeministrit dikush tash ka të drejtë edhe me 5 persona ta regjistrojë një bashkësi. Le ta qartësojë kryeministri se sa po mbetet numri”, ka thënë Osmani. Ndërkohë, bashkë-partiaku i Osmanit, Kujtim Shala, që në mandatin e kaluar ishte ministër i Kulturës, ka thënë se po habitet se si në Kuvend po diskutohet një projektligj që për dy herë radhazi në mandatin e kaluar ishte refuzuar, e tash i njëjti po diskutohet si tekst i ri.
Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se nuk është mirë që Kosova nuk është mirë të miratojë një ligj kaq të rëndësishëm, e pastaj të ketë reagimin e bashkësive fetare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












