Kosova
Babai lut djalin të kthehet nga Siria
Një numër i qytetarëve nga Kosova kanë shkuar në Siri, derisa disa ende janë atje. Naser Deva nga Peja, i ka bërë thirrje djalit të tij Atdheut që të kthehet nga Siria, i cili po qëndron atje tash e pesë vjet.
Naseri dyshon se i biri i tij, 27 vjeçar, ishte radikalizuar gjatë studimeve në Prishtinë.
“Atdhe, ke shkuar në një vend pa lejen tonë, ke shkuar në një vend, në një luftë të pakuptimtë, në një luftë që neve nuk na takon aspak të përzihemi atje, por unë jam i vetëdijshëm që ti nuk je fajtori kryesor. Unë jam i vetëdijshëm që ti je viktimë sikurse unë, nëna, Arbëri (vëllai) dhe të tjerët. Kthehu. Shfrytëzoje mundësinë për t’u kthyer në Kosovë”, ka thënë Naser Deva për “Radion Evropa e Lirë”.
Që nga ajo kohë kur ai u largua nga Kosova në vitin 2012, Naseri thotë se nuk ka folur fare me Atdheun, pasi që ai bisedon vetëm me nënën e tij, përcjell albinfo.ch.
Ai besohet se kishte shkuar fillimisht në Turqi, për të vazhduar rrugën në Siri në korrik të vitit 2013. Atdheu ishte student në Fakultetin e Inxhinierisë në Prishtinë.
Besohet se ai lufton përkrah të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












