Kosova
FSK-ja po pret vetëm vendimin politik për transformim
Ministri Berisha: “Jemi gati për transformimin e FSK-së, por po presim kushte më të volitshme që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese"
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për transformim në Forca të Armatosura, por tash po presin vendimin politik ka thënë ministri Rrustem Berisha në “Ditën e Forcës”.
“Jemi gati për transformimin e FSK-së, por po presim kushte më të volitshme që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kjo do të bënte më të lehtë anëtarësimin në NATO”, ka thënë Berisha, i cili ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Ministri premtoi se do të angazhohet që t’u krijohen kushte edhe më të mira për pjesëtarët e FSK-së që ata të jenë të gatshëm për detyrat e reja që i presin.
Për nder të “Ditës së Forcës”, FSK-ja ka hapur dyert për vizitorë në të gjitha kazermat e saj.
Një numër i madh fëmijësh e qytetarësh kanë vizituar kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ku janë njoftuar nga afër me punën që bëhet aty.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










