Kosova
Mbi 16 mijë persona heqin dorë nga nënshtetësia kosovare
Vlefshmëria e pasaportës gjermane e ka shtyrë Albion Krasniqin, që të marrë pasaportën e këtij shteti 80 milionë banorësh dhe të heq dorë nga shtetësia kosovare.
Pasaporta kosovare sot njihet nga më shumë 100 shtete, por Krasniqin kjo nuk e ka bindur që të ta mbajë pasaportën kosovare, ndonëse ai ka shumë vite që jeton në Gjermani.
“E para ka të bëjë që Gjermania e ka kushtëzuar që të zgjedhim njërën shtetësi dhe tjera mundësia për të udhëtuar më lehtë në vendet e tjera pa vizë”, tha ai për “RTKlive”, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm sikur ai janë edhe mbi 16 mijë kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) deri më sot për tri vite kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 16410 qytetarë të Kosovës.
“Për vitin 2015, kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 5540 persona, në vitin 2016 5871, kurse në vitin 2017 (janar-tetor) 4999 persona”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për RTKlive.
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), janë tri shtete që kosovarët po marrin shtetësi të tyre, ku prinë Gjermani me 14110 qytetarë të Kosovës që janë pajisur më shtetësi gjermane, Austria me 1469 persona, Norvegjia me 260 persona.
Ndërkaq, nënshtetësi të shteteve të tjera kanë marrë 571 qytetarë të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











