Kosova
Kundërshtuan vajin e palmës, qumështarët përjashtohen nga Ministria e Bujqësisë
Shoqata e Fermerëve kosovarë të Qumështit dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovës thonë se janë lënë jashtë grupeve punuese të Ministrisë së Bujqësisë.
Këto grupe do të propozojnë kriteret rreth masave 101 dhe 103 për investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore, transmeton albinfo.ch. Drejtuesit e këtyre shoqatave thonë të kenë marrë premtime nga kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Limaj për këtë çështje, por që nuk janë zbatuar nga Ministria e Bujqësisë.
“Mirëpo, përveç që Shoqata e Fermerëve nuk është ftuar të përfaqësohet, pa kurrfarë paralajmërimi është larguar edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, që më herët ka qenë pjesë e këtyre grupeve punuese. Ne nuk duam të besojmë që ky përjashtim dhe mosinkuadrim ka të bëjë me luftën tonë kundër vajit të palmës. Asnjë fermer i qumështit nuk është në këto grupe punuese dhe asnjë përpunues, i cili nuk përdor vaj palme, nuk figuron aty!”, thuhet në reagim.
Qumështarët thonë të jenë të zhgënjyer nga një qasje e tillë, të cilën e konsiderojnë si diskriminuese.
Pas protestës qumështarët bëhen pjesë të grupeve punuese në MB
Shoqata e Fermerëve kosovarë të Qumështit dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovës thonë se janë lënë jashtë grupeve punuese të Ministrisë se Bujqësisë.
Këto grupe do të propozojnë kriteret rreth masave 101 dhe 103 për investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore. Për këtë kryesues të shoqatave së bashku me fermerë kanë protestuar para hyrjes së objektit të kësaj ministrie.
Pas protestës ata janë ftuar nga udhëheqësit e grupeve punuese të ministrisë për të diskutuar për anëtarësimin e tyre. Udhëheqësi i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Besnik Kuqi thotë se nuk u kanë treguar arsyet e kësaj mos përfshirje, por tha se ky problem është tejkaluar dhe tani e tutje do të bëhet një Grup tjetër Punues, në të cilin do të përfshihen edhe ata.
Shoqatat dhe Ministria e Bujqësisë janë dakorduar që nga nesër t’i dërgojnë emrat e përfaqësuesve të shoqatave të cilët do të marrin pjesë në Grupet Punuese.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













