Lëvizja Vetëvendosje ka festuar në Sheshin Skënderbeu në kryeqytet rizgjedhjen e Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës. Ahmeti në një fjalim të tij para qytetarëve të Prishtinës, ka thënë se katër vjetët e ardhshme janë kohë e punës për të pasi ai përsëriti dhe njëherë që do të përmbushë të gjitha zotimet e bëra gjatë fushatës elektorale.
Në këtë festë kanë marrë pjesë edhe dy deputetët Albin Kurti e Kadaj-Bujupi të cilëve gjykata një ditë më parë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Kurti ka thënë para simpatizantëve të VV-së se ka dalë në shesh për të uruar kryetarin e ri Shpend Ahmeti dhe prishtinasit.