Kosova
Presidenti Meta pritet ngrohtësisht nga shqiptarët e Medvegjës
“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”, tha Meta
Dhjetëra shqiptarë i kanë bërë një pritje të ngrohtë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Medvegjë, komunë kjo e banuar me shqiptar në Serbinë Jugore. Në pikën kufitare Muitvodë, Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën si dhe me kryetarin e Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”, tha Meta.
Ndërkohë, vizita e Presidentit Meta është shoqëruar nga një interesim i madh i medieve serbe. Meta është kryetari i parë shqiptar që viziton Medvegjën, ndërsa para tij në Preshevë e Bujanoc ka qëndruar kryeministri Edi Rama.
Ndryshe nga Presheva dhe Bujnaoci që janë të dominuar nga shqiptarët, në Medvegjë kanë mbetur vetëm një numër simbolik i shqiptarëve. Shumica janë shpërngulur në Kosovë. Rama nesër dë të jetë në Gjilan për të zbuluar shtatoren e tribunit popullor, Idriz Seferi.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












