Kosova
Edhe Haskuka i Vetëvendosjes fiton në Prizren
Fitorja në Prizren i takon Mytaher Haskukës të LVV-së pasi printe për 329 vota më shumë sesa Totaj nga rezultati preliminar i KQZ-së
Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht se ka marrë më pak vota me kusht dhe me postë, ka arritur ta mbajë fitoren në Prizren duke e kaluar kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj për 329 vota. Në numërimin e votave me kusht e me postë, Haskuka ka marrë 385 vota ndërsa Shaqir Totaj nga PDK ka marrë 452 vota.
Pra Totaj ka marrë 67 vota më shumë nga numërimi i votave me kusht dhe me postë. Ndërsa fitorja i takon Mytaher Haskukës pasi printe për 329 vota më shumë sesa Totaj nga rezultati preliminar i KQZ-së në Prizren.
Haskuka ka mbajtur pozitën e deputetit në dy mandatet e fundit në Parlamentin e Kosovës, ndërsa pas dy mandateve e ka marrë qeverisjen e Prizrenit, të cilën nga viti 2007 e mbante PDK.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











