Kosova
Zyrtare, Shpend Ahmeti fiton Prishtinën
Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota
Votat me kusht dhe ato me postë nuk e kanë ndryshuar qeverisjen në Prishtinë. Rezultatet pas numërimit të 11 kutive me vota me kusht dhe një kutie me vota me postë e kanë nxjerrë Shpend Ahmetin e LVV fitues në garën për Prishtinën me diferencë 365 vota ndaj Arban Abrashit.
Pas numërimit të të gjitha kutive me vota me kusht, të votave me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta, del se Shpend Ahmetit ka fituar 861 vota e Arban Abrashi 733. Të pavlefshme janë shpallur 18 e të zbrazëta 3, shkruan kallo.com.
Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota. Ky është rezultati më i ngushtë që ka nxjerr ndonjëherë gara për Prishtinën, duke marrë parasysh numrin e madh të votuesve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












