Pak minuta më parë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë, për komunën e Prizrenit.
45 vota kanë qenë gjithsej të dërguara me postë, dhe prej tyre, Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 44 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së, asnjë dhe një fletëvotim ka munguar, shkruan gazetablic.com.
Pas numërimit të votave me postë, ka filluar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta dhe më pas do të numërohen ato me kusht.