Kosova
Bizneset nga diaspora zotohen për mbështetje të Kosovës
Mehmeti tha se diaspora shqiptare si gjithherë është e gatshme të ndihmojë shtetin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro atlantike, thuhet në fund të njoftimit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të udhëhequr nga kryetari Nazar Mehmeti, dhe kryetari i nderit, Lazim Destani si dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve nga diaspora të cilët e përgëzuan atë për përgjegjësitë e reja.
Siç thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit, me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ka përgëzuar përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës për kontributin e tyre dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
Kryeministri Haradinaj, theksoi përkushtimin e qeverisë për krijimin e lehtësirave fiskale për të gjithë investitorë nga diaspora që dëshirojnë të sjellin investimet e tyre në Kosovë, duke thënë se Qeveria do të jetë partnere në punën e tyre dhe në të gjitha sfidat e përbashkëta, si në rend dhe ligj dhe luftën kundër korrupsionit.
Ndërkaq, kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti falënderoi kryeministri Haradinaj për pritje, duke shprehur përkushtimin e tyre që maksimalisht të angazhohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Po ashtu, Mehmeti tha se diaspora shqiptare si gjithherë është e gatshme të ndihmojë shtetin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro atlantike, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










