Kosova
1300 persona në Kosovë çdo vit janë viktima të dhunës
Drejtueset e qendrave të strehimit e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen këto qendra
Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuese të strehimoreve për viktimat e dhunës me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, që shënohet më 25 nëntor.
Në këtë takim, drejtueset e këtyre qendrave e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen qendrat e strehimit.
Kryeministri tha se duhet rritur përkujdesja institucionale për të gjitha strehimoret në Kosovë. Në takim, po ashtu u bë e ditur se policia raporton se çdo vit rreth 1300 persona në Kosovë janë viktima të formave të ndryshme të dhunës.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











