E-Diaspora
Kapet banda ballkanike e drogës me 180 kg. marihuanë
Në një rezervoar të përgatitur enkas në kamion, një qen gjurmues ka gjetur me nuhatje 160 kilogramë marihuanë. 20 kg janë gjetur në njërën nga banesat e bastisura
Policia ka kapur në Sarstedt, Landi Niedersachsen (Saksonia e ulët) të Gjermanisë tre persona, të cilëve u ka konbfiskuar plot 180 kilogramë drogë të llojit marihuanë në vlerë të 400 mijë eurove. Siç bën të ditur Zyra për Kriminalitet e Landit (LKA) në Hannover, të arrestuarit janë: një shtetas shqiptar, një serb dhe një malazez të moshave 34 deri 39 vjeçare, shkruan dpa.de.
Në tetor ishin arrestuar në Kempten të Bavarisë dy bashkëpunëtorë të bandës, te të cilët ishin gjetur 10 kilogramë drogë nga një dërgesë e mëparshme, transmeton albinfo.ch. “Ne konsiderojmë se banda edhe më herët, në mënyrë të përsëritur ka kontrabanduar drogë nga Ballkani në Gjermani dhe e ka shpërndarë atë në gjithë vendin”, thotë një zëdhënës i LKA.
Ndërkaq, policia u ka rënë në gjurmë që nga muaji prill por ka intervenuar të martën me rastin e një dorëzimi të planifikuar të drogës në Sarstedt, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast, policët kanë arrestuar në Hanover ngasësin e një kamioni, një shtetas 34 vjeçar të Malit të Zi dhe një shtetas serb po ashtu 34 vjeçar, ngasës të një makine të vogël transportuese (pick-up).
Në një rezervoar të përgatitur enkas në kamion, një qen gjurmues ka gjetur me nuhatje 160 kilogramë marihuanë. Ndërsa me rastin e bastisjeve të bëra në banesa në Sarstedt dhe Hannover, është arrestuar një shtetas shqiptar i moshës 39 vjeçare. Te ai janë gjetur edhe 20 kilogramë marihuanë, 23 mijë euro para të gatshme dhe dy automobilë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














