Kosova
Vrasje dhe plagosje në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së premtes në qendër të Prishtinës, në rrugën “Fehmi Agani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, që si pasojë kanë lënë të vrarë një person dhe një tjetër është plagosur.
Sipas njoftimit nga Policia, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa menjëherë pasi policia kishte marrë informatat kishte dalë në vendin e ngjarjes për hetime dhe ekzaminimin e vendngjarjes, transmeton Albinfo.ch.
Me të arritur te vendi i ngjarjes, policia kishte konstatuar se ishin plagosur: N.S. 33-vjeçar, mashkull, shtetas kosovar dhe R.C. 19-vjeçare, femër, shtetase kosovare (e lënduar lehtë).
Të dy ishin dërguar në QKUK, por plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit nuk u ka mbijetuar N.S, që ka vdekur rreth orës 04:00.
Policia po ashtu ka njoftuar se ka arritur të identifikojë një të dyshuar dhe ka thënë se po punon në arrestimin e tij.
Rastin e ka cilësuar si vrasje të rëndë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









