Kosova
Kosovë, filloi numërimi i votave me kusht
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka po e përcjellë nga afër procesin e numërimit të votave me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, për komunat të cilat nuk do të shkojnë në rinumërim, ndërsa vëmendja është përqendruar të Istogu dhe Dragashi, ku diferenca ndërmjet kandidatëve të balotazhit, është shumë e vogël. Janë këto vota që përcaktojnë kryetarin e ri të këtyre komunave.
Numërimi po bëhet në të gjitha komunat e balotazhit që kanë pasur vota me kusht, por në shumë prej tyre rinumërimi është vetëm formal.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka po e përcjellë nga afër procesin e numërimit të votave me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ajo dëshiron të hedh poshtë çdo dyshim se mund të ketë paqartësi në këtë proces. Numërimi i votave me kusht dhe tyre me postë, nuk do të ketë në Prishtinë e Prizren, ku do të ketë rinumërim të tërësishëm të votave.
Ndryshe, në Dragash, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6279 vota, kurse Selami Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6238 vota. Dallimi është 41 votë.
Ndërsa në Istog, Haki Rugova i LDK-së ka marrë 9247 vota, ndërsa Gani Dreashaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8576 vota. Dallimi është 671 vota, por numri i votave më kusht në këtë komunë është mbi 1500 dhe sipas sondazheve, shumica janë nga Mali i Zi dhe pritet të shkojnë për kandidatin e AAK-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













