Kosova
Thaçi e quan të rëndësishëm dënimin e Mlladiqit me burg të përjetshëm
Sipas presidentit kosovar dhe ish-udhëheqësit politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dënimi për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat e lutës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar pozitiv dënimin e Ratko Mlladiqit nga Tribunali penal i Hagës me burgim të përjetshëm. Sipas presidentit kosovar dhe ish udhëheqësit politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dënimi për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat e lutës.
“Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët e këtyre akteve dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi,” ka shkruar ai në Twitter.
75 vjeçari, Ratko Mlladiq u dënua sot nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm. Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje, ndërsa nga komandimi i tij janë vrarë më shumë se 8 mijë myslimanë në Srebrnicëm në atë që sot quhet Turpi i Evropës.
Ndaj Mladiqit rëndonin 11 aktakuza të cilat përfshinin krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












