Kosova
Haradinaj: Marrëveshja për Demarkacionin do të rrezohet në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Marrëveshja për Demarkacionin do të rrezohet në Parlament. Me këtë, sipas tij, i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi
Pavarësisht reagimeve dhe presioneve që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë në Parlamentin e Kosovës. Ai ka thënë votat nuk janë për ratifikimin e marrëveshjes së 2015, prandaj sipas tij, gjasat janë të mëdha që të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar.
“Marrëveshja do të rrezohet në Parlament. Me këtë i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi. Dëshira ime është që të merremi vesh me Malin e Zi për arbitrazh ndërkombëtar, e përmes kësaj tregojmë që është hapur një proces që do ta përmbyll këtë temë, gjë që do të na mundësojë liberalizimin e vizave” ka thënë Haradinaj për KlanK.
Ai ka folur edhe për vizitën e kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, me ç’rast ka thënë që fokusi i diskutimit në mes tyre ishte dialogu i Kosovës me Serbinë.
“Ka ardhur koha për përgjigje finale për dialogun, për njohje reciproke, të kalojmë në fazën finale e të njihet pavarësia e Kosovës. Diskutimi me Eliot Engel ishte një lloj vazhdimi i një bisede që ka të bëj me të ardhmen e përmbylljes së njohjes nga Serbia”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Kryeministri ka folur rreth vizitës së tij në Bruksel dhe bisedat me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. Thotë se i ka dërguar mesazhin se Kosova nuk mund të vazhdojë në një gjendje të tillë. Haradinaj, ka treguar se në takimin e fundit që pati në Bruksel, ka insistuar që pjesë e dialogut në mes Kosovës e Serbisë, të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë pasi tash e një kohë të gjatë, dialogu i zhvilluar tash e disa vite, është proces i ngadalësuar dhe po ashtu ka disa raste që sipas Haradinajt, Serbisë po u mundësohen disa çështje të tjera.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








