Kosova
Për zgjedhjet e balotazhit në Prishtinë, LDK ankohet në PZAP
LDK i ka dorëzuar tri ankesa për Komunën e Prishtinës, të cilat kanë të bëjnë me procesin e votimit si dhe parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave
Lidhja Demokratike e Kosovës deri ditën e djeshme i ka dërguar katër ankesa në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) lidhur me zgjedhjet e balotazhit, ndërsa tri prej tyre janë për Prishtinën. Ankesat kanë ardhur në PZAP menjher pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave nga qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kështu ka deklaruar Mulë Desku, kryetar i sekretariatit të PZAP-it. Ai ka shpjeguar për gazeten express se nga të gjitha subjektet politike në vend deri dje në PZAP janë bërë 10 ankesa.
LDK i ka dorëzuar tri ankesa për Komunën e Prishtinës. Sipas Deskut ato kanë të bëjnë me procesin e votimit si dhe parregullsive gjatë procesit të numërimit të votave.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar katër ankesa. Ato i ka paraqitur për Komunën e Prishtinës si dhe një tjetër për komunën e Dragashit. Ankesat kanë qenë rreth procesit të votimit në kuptimin e parregullsive me pretendimin se janë anuluar një numër i madh i fletëvotimeve dhe kërkon arsyetim pse janë anuluar. Ne do t’i marrim parasysh të gjitha ankesat”, ka thënë Desku.
Edhe edhe Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në këtë institucion. VV-ja po ankohet për komunën e Prizrenit, duke u arsyetuar se votat e kësaj partie në një vendvotim i janë bartur kundërkandidatit.
“Vetëvendosja ka ba ankesë për Prizren për ndërrim të një numëri të votave, në vend të kandidatit të tyre i janë qite kandidatit të PDK-së me një vendvotim”, ka thënë Desku.
Ndryshe një ditë më parë KlanK postoi një raport ku dëshmohet transportimi i personave nëpër vendvotime nga LVV. Ky emsion ka rinjgallur këkresën e LDK-së që të kërkoj përsëritjen e zgjedhjeve në Prishtinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











