Kosova
BE-ja vlerëson pozitivisht zgjedhjet komunale
Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, ka dhënë vlerësimet pozitiv për procesin e balotazhit që u zhvillua më 19 nëntor, duke thënë se zgjedhjet ishin me konkurrencë të fortë dhe u zhvilluan në atmosferë të qetë.
Peterle përmendi komunat ku sipas tij ka pasur më shumë tensione, e që janë Gjakova e Mitrovica. “Ne vërejtëm ngritje të tensioneve në disa komuna ku garuesit akuzuan njëri-tjetrin për presion. Atmosfera në Partesh dhe Kllokot ka qenë e polarizuar, por pa pasur ndonjë incident të madh”, është shprehur Peterle, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se disa aspekte të rëndësishme të procesit të votimit dhe numërimit duhet të adresohen në mënyrë që të adresohet më tej procesi në ditën e zgjedhjeve.
“Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme mbetet e madhe. 30 për qind prej gjithë fletëvotimeve është dashur të rinumërohen. 10 për qind e formularëve të analizuar paraqesin mospërputhje të votave. Edhe pse QNR kishte numëruar 718, PZAP ka marrë 505 ankesa pas publikimit të rezultateve. Pesë gara janë në margjina të ngushta, ku numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës mund të përcaktojë rezultatet në këto komuna”, u shpreh ai.
Peterle theksoi se nuk do të ishte mirë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, pasi tha të ketë dëgjuar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












