Kosova
Kosova bën tri misione diplomatike në SHBA
Kosova ka hapur konsullatën edhe në shtetin e Iowas duke e quar në tri numrin e misioneve diplomatike dhe konsullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tri, respektivisht me Ambasadën në Uashington, Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork dhe tash Konsullatën në Iowa, transmeton albinfo.ch.
Kosova dhe shteti i Iowas në SHBA kanë arritur që të zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe që përfshijnë pothuajse të gjitha fushat e bashkëpunimit. Ky partneritet filloi në mes Gardës Kombëtare të Shtetit të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u zgjeruar më pas edhe në fusha tjera.
Ndërsa në praninë e sekretarit të shtetit të Iowas, Paul Pate, senatorëve të këtij shteti, komandantit të Gardës Kombëtare, Gjeneral-Majorit, Timothy Orr, është bërë ngritja e flamurit të Kosovës në Konsullatën e Kosovës. Ngritja ceremoniale e flamurit u bë nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Xhavit Gashi, së bashku me zëvendës-guvernatorin e këtij shteti Adam Greg.
Në këtë ngjarje të hapur për publikun, morën pjesë më shumë se 200 persona. Kjo ceremoni u përmbyll nga pjesëtarët e bendit frymor të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas, të cilët përformuan himnet e të dyja shteteve respektive.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











