Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri. Ai këtë deklaratë e ka bërë duke e kundërshtuar idenë e kryeministrit Edi Rama, tranmeton albinfo.ch.
“Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30-50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime. Ambasadorët e Shqipërisë e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse për shkak të keqqeverisjes së Ramës vendi është në depresion ekonomik dhe social. Rreth 300 mijë shqiptarë të larguar në 4 vjet nga Shqipëria janë prova ulëritëse e këtij realiteti dëshpërues”, ka thënë Basha.