Kosova
Problem sërish për personat me nevoja të veçanta
Me shumë mundim arriti të votojë Hajriz Nuli, e këtë e bëri pasi njerëz vullnetmirë i ndihmuan atij të ngjitej në katin e dytë të shkollës “Ali Sokoli”, bashkë me karrocën e tij
Personat me nevoja të veçanta sërish janë përballur me sfida të vërteta në qendrat e votimit. Ata nuk kanë qasje të barabartë sikur të gjithë qytetarët e tjerë, për të votuar në qendrat e tyre. Me shumë mundim arriti të votojë Hajriz Nuli, e këtë e bëri pasi njerëz vullnetmirë i ndihmuan atij të ngjitej në katin e dytë të shkollës “Ali Sokoli”, bashkë me karrocën e tij.
Njëjtë kishte bërë edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, ato të 22 tetorit e sërish tash. Thotë se ka bërë disa herë kërkesë që t’i mundësohet një formë tjetër votimi, por asgjë nuk ka ndryshuar.
Edhe vetë menaxheri i qendrës së votimit, Hilmi Retkoceri, thotë se është për të ardhur keq që në shekullin 21 qytetarët nuk mund të kenë qasje të barabartë për votim. Problemet e tilla te persona me nevoja të veçanta paraqiten edhe në shumë qendra të tjera, meqë shumica e shkollave janë dykatëshe e pa një hapësirë të veçantë për raste të tilla.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










