Kosova
Më pak qytetarë në votime: Deri në 12:00 votuan 10,7 %
Deri në ora 12;00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarët më të drejtë vote, ose 10.7 për qind e votueseve, konfirmojnë përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, deri në ora 12;00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarët më të drejtë vote, ose 10.7 për qind e votueseve. Kështu konfirmojnë përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare “ Demokracia në Veprim” që monitorojnë procesin zgjedhor.
Visar Muja, nga ky koalicion, në një konferencë për media ka thënë se dalja e qytetarëve në zgjedhje, është më e ulët se sa në raundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 22 tetor. Ky koalicion, ndërkaq ka identifikuar disa parregullsi që janë paraqitur gjatë procesit zgjedhor, transmeton REL.
Parregullsitë e identifikuara janë problemet më gjetjen e emrit në listat e votueseve, votimi familjar, fotografimi i votës, asistimi i votueseve dhe prania e personave të paautorizuar në qendrat e votimeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













