Kosova
Operacion i rrallë në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 cm
"Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut"
Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë, transmeton albinfo.ch.
“Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë. Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut (siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë”, njofton zyra për media e QKUK-së.
Aty theksohet se operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.
Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












