Kosova
Kompania e tekstilit nga Podujeva fillon me eksportin e mallrave në Zvicër
Sukseset e kompanive kosovare, tani po shihen edhe në vendet e tjera. Ato me prodhimet e tyre tashmë janë prezente edhe në shtetet e ndryshme të Evropës.
Një ndër to është edhe kompania e tekstilit “SSprint” nga Podujeva, që nga sot ka filluar eksportin e mallrave edhe në Zvicër, raporton televizioni publik i Kosovës.
Një kontingjent me veshje te ndryshme prodhime te Kompanisë së tekstilit “SSprint” nga Podujeva janë eksportuar sot për ne Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kjo falë punës së madhe të 100 punëtorëve të kësaj kompanie, të cilët u shprehen se janë të kënaqur me punën që bëjnë. Ata thonë se janë shumë të lumtur që prodhimet nga tekstil eksportohen edhe në shtete e Evropës.
“Jam e kënaqur që punon në këtë kompani. Gjithashtu edhe ndihmoj familjen time, falë punës në këtë kompani”, thotë njëra nga vajzat që punon në këtë kompani.
Pronari Sami Sopa është shprehur se po ndihmojnë në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë.
Kompania “SSprint”, është ndër kompanitë para në Kosove që eksporton prodhimet vendore në Zvicër, ndërsa që sipas drejtuesve të kompanisë pritet që shume shpejtë të filloi eksporti edhe në Suedi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











