Kosova
Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Kosova ka pasur rritjen më të madhe të punësimit në rajon, prej tetë për qind, si dhe rritjen më të madhe ekonomike prej 4.4 %.
Këto shifra janë dhënë nga raporti i 12-të i rregullt ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, që u publikua në Prishtinë dhe u prezantua nga drejtoresha e BB-së, Linda van Gelder, përcjell albinfo.ch.
“Raporti vlerëson zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Kosovë. Të gjitha vendet e Ballkanit përballen me probleme ekonomike, përfshirë shifrat e larta të papunësisë. Por, rritja ekonomike ka qenë më e madhe në vitin 2016 në Shqipëri e Kosovë e Maqedoni, por ka pasur ngecje në Serbi”, ka deklaruar Van Gelder.
Ajo ka shtuar se projektimet janë që të ketë rritje prej 6.3 për qind deri në vitin 2019 në këtë rajon. Ndërsa, Agim Demukaj ekonomist i BB-së për Kosovën, deklaroi se “mesazhet janë pozitive dhe rritja ekonomike në Kosovën në vitin 2017 është rreth 4.4 për qind”.
“Rritja ekonomike ka ardhur nga investimet dhe konsumi. Rritja më e shpejtë në eurozonë ka ndikuar edhe më rritjen e eksporteve në këtë rajon. Në rritjen e eksporteve ka ndikuar eksportimi i metaleve bazë si hekuri dhe nikeli”, shtoi ai. “Nëse e krahasojmë Kosovën me vendet e tjera, del se Kosova ka përformuar me mirë se vendet tjera. Krahasuar me vitin e kaluar eksportet kanë qenë shumë më të mira. Punësimi është kthyer në nivelet e para vitit 2008. Në Kosovë kemi parë rritje të punësimit dhe pjesëmarrje te fuqisë. Kemi pasur rritje prej tetë për qind. Rritja më e lartë e punësimit në rajon. Edhe pse ka pasur krizë politike, kemi pasur edhe me shume investime. Kosova ka funksionuar”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











