Kosova
Arrestohen 11 persona për me trafikim dhe abuzim me fëmijë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një operacion policor ka arrestuar 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale që ndërlidhen me trafikim dhe abuzim me fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë identifikimi i 21 fëmijëve lëmoshëkërkues, prej tyre 13 shtetas kosovarë dhe tetë shtetas shqiptarë, identifikimi i 19 lëmoshëkërkuesve të rritur, prej tyre nëntë shtetas kosovarë dhe 10 shtetas shqiptarë.
Prej 21 fëmijëve lëmoshëkërkues, 18 kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kanë vërtetuar lidhjen familjare, ndërsa tre kanë qenë të shoqëruar me persona tjerë e që janë identifikuar si viktima të trafikimit, ku edhe janë inicuar procedimet penale.
Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz dhe janë trajtuar sipas procedurave të parapara.
Gjatë marrjes në pyetje janë identifikuar tre viktima të trafikimit, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











