CH-Ballkani

Me pajisje dimërore, ose pason dënimi

Nga sot deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, në Kosovë dhe Maqedoni hyn në fuqi kompletimi i pajisjeve dimërore për të gjithë ngasësit e automjeteve, shkruan albinfo.ch.

15 nëntori (sot) është dita kur të gjitha automjetet duhet t’i kenë ato, në të kundërtën pason gjoba.

Në Kosovë, për persona fizik dënimi është 40 euro, kurse për ata juridikë nga 100 deri në 300 euro.

Në Maqedoni, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative.

Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore.