Kosova
Zvicra i jep mbështetje sundimit të ligjit në Kosovë
Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebert i ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij institucioneve kosovare në fushën e sundimit të ligjit
Ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebert i ka ofruar mbështetje Ministrisë së Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral me Qeverinë e Kosovës. Këto komente diplomati helvetik i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ky i fundit dhe ambasadori Lebert diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile. Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.
Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.
Ambasadori i Zvicrës ka vazhduar t’i takoj shefat e dikastereve të qeverisë Haradinaj. Ai sot është takuar edhe me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajt të cilit i ka dhënë mbështetje në inovacion.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










