Kosova
Kështu votoi diaspora në zgjedhjet lokale të Kosovës
Ndryshe nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku janë dorëzuar 20,354 aplikacione në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), në zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe Asamble Komunale janë dorëzuar përgjysmë; 11,813 aplikacione
Siç dihet tashmë, mërgimtarët nga Kosova me të drejtë votë, për një afat kohor prej 47 ditësh kanë mundur të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 22 tetor 2017.
Periudha e Aplikimit për Regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, ka filluar me datën 16 korrik 2017 dhe ka përfunduar me datën 23 gusht 2017.
Për dallim nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku janë dorëzuar 20,354 aplikacione në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), në zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe Asamble Komunale janë dorëzuar përgjysmë; 11,813 aplikacione, duke i përfshirë edhe ato nga kombësitë e tjera joshqiptare.
Nga 11,813 aplikacione të dorëzuar për regjistrim, KQZ ka aprovuar 88,7% të aplikacioneve apo 10,478 dhe janë refuzuar 11,3% apo 1,335.

Numri më i madh i aplikacioneve për regjistrim ishte pranuar nga këto shtete:1. Serbia me 4,076 aplikacione, të aprovuara 3244; 2. Zvicra me 2,361 aplikacione, të aprovuara 2228; 3. Gjermania me 1509 aplikacione, të aprovuara 1400; 4. Austria me 1046 aplikacione, të aprovuara 943; dhe5. Mali i Zi me 827 aplikacione, të aprovuara 819.
Nga numri total i pakove me fletëvotim të aprovuara nga 29 shtete, qytetarëve nga Komuna e Istogut që jetojnë jashtë vendit u janë aprovuar 1413 sosh, njëherit komuna me numrin më të madh të pako me fletëvotim të aprovuara për votim jashtë vendit. Pas Istogut është Komuna e Graçanicës me 414 pako me fletëvotime të aprovuara, duke e lënë pas Gjilanin me 327 sosh. Ndërsa më së paku aplikacione nga jashtë kishte komuna e Hanit të Elezit, me vetëm 8 pako aprovime.
Mirëpo, gjatë periudhës për Votim Jashtë Vendit në KQZ deri më 20 tetor janë pranuar vetëm 7,621 pako me fletëvotime, apo 2,857 më pak se numri total i atyre që kanë pasur të drejtë vote. Nga numri total i pakove me fletëvotime, janë aprovuar 6,735 sosh dhe refuzuar 886 pako.
Numri më i madh i votuesve jashtë vendit, për dallim nga zgjedhjet nacionale ku kishim më së shumti votues nga Zvicra, kësaj here numri më i madh vie nga Serbia me 2006 vota. Pas Serbisë është Zvicra me 1335 vota, duke e lënë pas Gjermaninë me 847 fletëvotime.
KQZ më së paku fletëvotime ka pranuar nga shtetet si: Kroacia, Japonia, Etiopia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Skotlanda, Holanda etj. Për më shumë detaje nga rezultatet e votimit jashtë vendit, statuset e aprovuara dhe të refuzimit, klikoni në këto du vegëzë e cila shfaq të dhënat në mënyrë interaktive për secilin Shtet dhe secilën Komunë.
Përshkrimi: Kjo infografikë përshkruan të dhënat e përgatitura nga organizata jo-qeveritare Germin për votimin jashtë vendit, për zgjedhjet lokale. Për t’i publikuar infografikat interaktive, ju duhet të klikoni në butonin SHARE dhe më pas ta kopjoni kodin nga FIXED. Nëse jeni duke e përdorur programin Word Press, këtë kod e vendosni në TEXT dhe jo në VISUAL. Në rast se nuk ju bën, tentoni ta kopjoni ndonjërin nga kodet e tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











