Uncategorized
Nesër fillon fushata për balotazh
Nga nesër (e hënë) deri të premten në 19 Komuna të Kosovës do të nisë fushata elektorale për rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash.
Për pesë ditë kandidatët që janë në garë do të mund shpalosin programin e tyre qeverisës, përcjell albinfo.ch.
Të hënën fillon fushatat elektorale në 19 komuna të Kosovës, të cilët shkuan në balotazh nga rezultatet e zgjedhjeve të rregullta të mbajtura më 22 tetor nga 38 sa ishin.
Dy kandidatë nëpër komunat që janë në garë do të shpalosin programin e tyre qeverisës për pesë ditë sa zgjat fushata. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 nëntor.
Kandidatët që garojnë janë:
Në Prishtinë: Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja.
Në Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK-ja dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa
Në Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK-ja dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje
Në Dragash: Selim Kryeziu nga LDK-ja dhe Shaban Shabani nga PDK-ja
Ne Istog: Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja
Në Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK-ja dhe Basri Kodra nga Vetëvendosja
Në Klinë: Sali Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK
Në Kamenicë: Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja dhe Shaip Surdulli nga LDK-ja
Në Mitrovicë: Valdete Idrizi nga PDK-ja dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja
Në Obiliq: Xhafer Gashi i AAK-së dhe Mehmet Krasniqi i LDK-së
Në Rahovec: Smajl Latifi nga AAK-ja dhe Idriz Vehapi nga PDK-ja`
Në Podujevë: Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Vetëvendosje
Në Prizren: Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje
Në Shtime: Naim Ismajli i PDK-së dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur
Në Suharekë: Bali Muahrremaj i AAK-së dhe Sali Asllanaj nga LDK
Në Ferizaj: Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK
Në Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK
Në Kllokot: Strahinja Spaciq dhe Bozidar Dejanoviq
Në Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK-ja
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












