Kultura
„Dardania” e Winterthur-it bashkoi shqiptarët në festë
Në fundjavën që shkoi, Winterthuri me rrethinë kishte një festë të madhe me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh, SH.K.A “Dardania” u kujdes për pjesën artistike të shënimit të kësaj date të madhe për kombin shqiptar.
Me inskenimin e koreodramës “Nusja e Nëntorit” dhe himnin kombëtar filloi programin e saj Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Dardania” nga Winterthuri e cila tashmë ka një përvojë 16 vjeçare.
E veçanta e këtij manifestimi ishte prezantimi dhe “ringjallja” e katër figurave më emblematike të kombit tonë si: Skënderbeut (Ardian Haliti), Ismail Qemajlit (Avdi Alimi), Isa Boletinit (Ramadan Morina) dhe Adem Jashrit (Bekim Berisha) të cilët interpretuan rolet dhe përshtatjen skenike të kësaj koreodrame të punuar enkas për këtë festë, me ninullën popullore të interpretuar nga Albulena Cakolli e cila njëherësh është edhe koreografja e shoqërisë.
Më pastaj filluan këngët dhe vallet e përgatitura nga udhëheqësi artistik Shefqet Cakolli, i cili kishte përzgjedhur një program të pasur me përfëshirjen e të gjitha trojeve tona, duke prezentuar artin dhe trashëgiminë tonë kulturore në forma të ndryshme të valleve dhe këngëve të udhëhequra nga udhëheqësi i orkestrës Nezir Hyseni. Për mbarëvajtjen e skenarit dhe programit, u kujdes udhëheqësi organizativ, Hisen Abazi.
Fjalën e rastit e lexoi nënkryetari i SH.K.A “Dardanias” Nezir Hyseni, i cili porositi strukturat politike dhe shtetrore të trojeve tona për bashkimin kombëtar, mandej uroi shqiptarët për festën e flamurit, për unitet dhe dashuri në mes veti.
Manifestimin e ditës ë Flamurit, e madhëroi edhe prezenca e shoqërive simotra, si dhe e gazetarëve, zviceranë të profileve të ndryshme, ku vlen t`i theksojmë disa nga ato si: SH.SH.V “Shota” në Zvicër, SH.K.A ” Sharri” nga Romanshorni, Grupi “Aktrimi” nga Zürichu, Klubi shqiptar “Kosova” nga Singeni (D), SH.K.A ” Drita” nga Kreuzlingeni, Shoqata shqiptare nga Winterthuri, Lapsh-i, nga kryesia e xhamisë, nga bizneset, sponsorët e shoqërisë dhe shumë përfaqësues tjerë.
SH.K.A “DARDANIA” me këngët dhe vallet e veta zgjoi interesim te publiku i mrekullueshëm i cili duartrokiti të gjitha pikat që u prezantuan nga tri grupet e valleve të cilat interperetuan me mjeshtri të rrallë.
Gëzimi dhe hareja vërehej te prindërit e anëtarëve të shoqërisë, e sidomos te fëmijët e vegjël, moshatarët e të cilëve kishin veshur veshjen kombëtare dhe vallëzonin pa hamendje. Kjo bëri që më pas shumë nga ata të shprehnin gatishmëri për t`iu bashkuar kësaj shoqërie, e cila po lë gjurmë të thella në këtë mes.
Vëmendja e publikut ishte përqëndruar më shumë te vallet e reja që nuk i kishin parë deri më tani si: premiera e valles së Melodisë, valles së Librazhdit, valles së Prespës, valles së shqiponjave, interpretuar nga grupi i tupanave nga më i vogli 4 vjeçar e deri te më i vjetri 64 vjeçar, e cila u duartrokit fort nga të pranishmit.
Më pas mbretëroi muzika dhe vallja me surla dhe tupana, ku u inkuadrua edhe publiku për të vazhdua kështu me muzikën popullore nga këngëtarja e njohur Elda Shabani, e cila këndoi deri në orët e vona.
Nuk munguan as ushqimet dhe pijet, të organizuara nga vetë shoqëria, e cila u kujdes që t`i shërbejë mysafirët edhe me nga një gotë verë, për hirë të kësaj feste që i bashkon shipëtarët.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












