Kosova
Emërohet gabimisht zëvendësministër
Emërimi i zëvendësministrave të shumtë në Qeverinë Haradinaj, ka bërë që shumë qytetarë të bëjnë shaka me këto pozita. Më shumë se 50 zëvendësministra janë emëruar deri më tani, por ky numër pritet të rritet edhe më shumë.
Megjithatë, dikush është emëruar zëvendësministër gabimisht, raporton “KosovaOnline.info”.
Eset Rama, kur e kishte marrë lajmin se është bërë zëvendësministër, kishte njoftuar vetë në “Facebook” për detyrën e re. Rama, një shërbyes civil, të martën, e mori lajmin, i cili e gëzoi edhe atë edhe miqtë e tij që ia uruan këtë detyrë. Madje, detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë, ia uruan edhe njerëz që janë pjesë e Qeverisë, sikur që është Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, apo Mentor Borovci i Zyrës Ligjore të ZKM-së. Por, një ditë më pas, Eseti kuptoi se bëhet fjalë për një gabim dhe sqarimin e dha sërish në “Facebook”.
“Ju faleminderit të gjithëve për urimet dhe mbështetjen tuaj, por ju njoftoj se do ta vazhdojë karrierën time në shërbimin civil të Kosovës”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.
Në vend se të njoftohej Heset Sahiti për pozitën e zëvendësministrit, është njoftuar Eset Rama. Ky i fundit aktualisht punon në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa më herët ishte pjesë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Ndërsa Heset Sahiti ishte kandidat për kryetar të Lipjanit dhe meqenëse në zgjedhjet e 22 tetorit mori vetëm 3.6 për qind të votave, u shpërblye me postin e zëvendësministrit të Arsimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










