Kosova
Emigrimi nuk është ndalur në Kosovë
Në total për periudhën 2012-2016, vlerësohet se nga Kosova kanë migruar 122.657 persona
Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Kosovës që përfshin emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë e lartë, ndonëse jo në shifra alarmante, i thanë DW-së, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në bazë të dhënave nga enti i statistikave të Kosovës, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të emigrimit me një mesatare vjetore prej 34,145 persona.
Vetëm gjatë vitit 2016 nga Kosova kanë emigruar 8940 persona. Në total për periudhën 2012-2016, vlerësohet se nga Kosova kanë migruar 122.657 persona, përcjell albinfo.ch.
Në këtë numër përfshihen emigrimet legale, por edhe ato ilegale që për destinacion kanë vendet e BE-së, posaçërisht Gjermaninë.
Numri i shtetasve të Kosovës me leje qëndrim të vlefshëm në shtetet e BE-së dhe zonës shengen në vitin 2016 ishte 21.141 persona. Sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave, EUROSTAT, numri më i madh i kosovarëve që kanë marrë leje qëndrimi, vazhdon të jetë i koncentruar më së shumti në Gjermani me 47% të numrit të përgjithshëm të personave me leje qëndrimi. Në vendin e dytë renditet Italia me 12% e pasuar nga Franca me 9%, Austria 9% dhe Sllovenia me 7%. Arsyet e marrjes së lejes së qëndrimit të shtetasve kosovarë në shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen janë, bashkimi familjar, punësimi dhe edukimi.
Të dhënat e autoriteteve kosovare bazuar edhe nga të dhënat që janë siguruar nga vendet e BE-së, tregojnë se numri i shtetasve kosovarë, të cilët janë zënë me qëndrim të paligjshëm brenda territorit të shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen në vitin 2016 ishte 11,370 persona. Kjo tregon një rënie të dukshme të numrit në krahasim me vitet e shkuara sidomos me vitin 2015 që ishte 52,310 persona. Gjermania është vendi ku numri më i madh i kosovarëve janë zënë duke qëndruar jashtëligjshëm.
Edhe Gjermania, por, edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, tashmë e kanë bërë të qartë se azili politik dhe ekonomik për qytetarëve të Kosovës, (me përjashtim të ndonjë rasti shumë specifik), është i papranueshëm, sepse, Bashkimi Evropian Kosovën tashmë e ka renditur në listën e vendeve të sigurta.
Qeveria e Kosovës deri më tash ka nënshkruar marrëveshje bilaterale për ripranimin e emigrantëve me 23 shtete anëtarë të Bashkimit Evropian. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve cilësohet një faktor i rëndësishëm për parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt.
Gjatë vitit 2016, 13,030 persona shtetas të Kosovës janë ripranuar, prej tyre persona të dëbuar janë në Kosovë 6,519 dhe vullnetar të asistuar nga organizata IOM, 5,965 persona. Ripranimi në mënyrë vullnetare u pranua më së shumti nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa, ripranimi apo, largimi me forcë nga vendet e BE-së, përfshiu më së shumti pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, të Kosovës. Shteti që më së shumti ka larguar me forcë emigrant të paligjshëm kosovar vazhdon të jetë Gjermania me 91%, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










