Kosova
Zvicra mbështet projektet në sektorin e ujërave në Kosovë
Ministrja Reshitaj dhe ambasadori Lebet u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin në realizimin e projekteve konkrete në krijimin e një mjedisi të pastër në Kosovë
Qeveria Zvicerane ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh në sektorin e ujërave, vlerësoi Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj gjatë takimit me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, përcjell albinfo.ch
Ministrja Reshitaj, pasi falënderoi Ambasadorin Lebet për përkrahjen, sidomos në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe atë të trajtimit të ujërave të zeza, prezantoi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, ku nga aspekti i mbrojtjes së resurseve ujore padyshim vend të veçantë zë edhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.
Përmes këtyre impianteve ne mbrojmë mjedisin nga ndotja dhe mbrojmë florën e faunën nga rrezikimi që atyre u bëhet nga shkarkimi i efluentëve në resurse ujore vlerësoi ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër Ambasadori Lebet duke përgëzuar ministren për përkushtimin e saj në mbrojtje të mjedisit dhe gatishmërinë për bashkëpunim, potencoi që Zvicra ka investuar dhe po investon mjaft shumë në sektorin e ujërave, dhe falë bashkëpunimit me institucionet e Kosovës është arritur që të kemi furnizimin të ujit të pijshëm pothuajse te 90 % të qytetarëve të Kosovës.
Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin në realizimin e projekteve konkrete në krijimin e një mjedisi të pastër në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












