Kosova
Gjermania ndihmon në projektin e punësimit dhe arsimit profesional
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale së Kosovës, Skënder Reçica dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kanë lansuar sot projektin “Rinia, punësimi dhe aftësimi e arsimi profesional në Kosovë”, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
“Marrëveshja padyshim është një lajm i mirë për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët për aftësim profesional për tregun e punës. Kjo marrëveshje ka rëndësi dhe kjo mbështetje nga Qeveria gjermane është mjaft e madhe, sepse në kuadër të MPMS jemi të përkushtuar për realizimin e projekteve tona për aftësim profesional. Marrëveshja e sotme pasqyron bashkëpunimin ndërmjet MPMS dhe GIZ gjerman për përmirësimin e tregut të punës. Jemi në përfundim të planit për punësimin e të rinjve dhe besojmë fuqishëm që deri në fund të vitit do të miratohet në Qeveri”, tha ministri Reçica, thuhet në njoftim.
Ai tha se në bazë të hulumtimeve tregu i punës ka nevojë për punëtorë të profesional në shumë sektorë, përcjell albinfo.ch.
Ministri Bytyqi tha se me këtë marrëveshje ka për qëllim të aftësimit të të rinjve dhe përgatitja për punë.
Anja Becky sekretare e parë në ambasadën gjermane në Kosovë theksoi se Qeveria Gjermane vazhdon të jetë donatori më i madh i BE-së për Kosovën, ku sipas saj Gjermania ka ndarë 80 milionë euro për Kosovën vetëm për fushën e aftësimit dhe arsimit profesional.
Ajo pret që ky projekt të jetë në shërbim të të rinjve për aftësim dhe profesionalizim për tregun e punës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











